Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Roland Bejko ishte këtë të martë në një intervistë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.
Ai bën pjesë te grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, i cili është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike dhe tha se nëse i japin një provë që Basha është i shitur te Rama, ashtu siç e akuzojnë dy grupet e tjera të demokratëve, Bejko është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Unë dua një provë që Lul Bashën e ka vënë Taulant Balla në krye të PD-së, në rast se mua më epet një provë e tillë unë jap dorëheqjen nga ajo parti. Unë dua një provë që partia që mbështes unë është pro abuzimit që është bërë me inceneratorët.
Nëse më jepet një provë unë jap dorëheqjen nga ajo parti. Unë dua një provë që votat që ka dhënë Partia Demokratike, fut këtu edhe Gaz Bardhin e çfarë kanë qenë aty, kanë krijuar efekte pozitive ndaj qeverisë dhe i kanë bërë dëm opozitës dhe të hapësh dosjet e të shtosh një nen më shumë për dosjet nuk është se i bën dëm opozitës, i bën nder, pasi Sali Berisha gjithë kohës i ka instrumentalizuar ato dosje së bashku me palën tjetër për t’i mbajtur siç i mban tani të bashkuar te partia”,-tha Roland Bejko.