Denoncuar nga “Stop”/ Ka mashtruar 40 persona për nxjerrjen e vizës, arrestohet 31-vjeçarja

Fenomeni “Veriana Gega” nuk ka të ndalur.

Emisioni “Stop” e ka denoncuar disa herë qytetaren e cila premtonte punësim në këmbim të parave.

Ndaj 31-vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Denocimet e Stop

Të Fundit