Babai i dy vajzave, njëra 17 vjec me prapambetje mendore dhe tjetra 20 vjec, denoncon një bashkëfshatar Xh.L, se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kucovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë, se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.Në policinë e Kucovës na drejtuan në Prokurorinë e Beratit.Babai denoncues shkon personalisht të pyesë në prokurori për cështjen e tij, por roja i institucionit nuk e lejon të marrë të dhëna duke i thënë se do të njoftohet, kur të ketë reja, pasi për shkak të pandemisë së coronavirusit, nuk është punuar.Më pas interesohet edhe gazetari i “Stop”, por as zëdhënësi i prokurorisë nuk jep asnjë informacion, edhe pse afatet 3 mujore të hetimit, kanë kaluar me kohë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]