Pak ditë më parë tansmetuam rastin e një zonje, e cila denoncoi në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, i ofroi zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Pas transmetimit, në “Stop” kanë mbërritur edhe shumë denoncime të tjera, që dëshmojnë për mashtrim nga ana e Ilda Kërkapit.Prokurori Ervin Karanxha tha për “Stop”, se shtetasja Ilda Kërkapi u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë, menjëherë pas publikimit të rastit . Sipas tij bëhet fjalë për një rast të pastër mashtrimi, të përsëritur. Për shkak të fëmijës së mitur, Ilda Kërkapi po procedohet në gjendje të lirë, ndërsa materialet do të cohen për gjykim. Ajo rrezikon nga 2 deri në 6 vjet heqje lirie.