Mbreme emisioni “Stop” trasmetoi rastin e një qytetare është drejtuar te përgjegjësi i Zyrës së Doganës në Rinas, Donald Dikollari, duke i kërkuar një “favor”. Gruaja thotë, se motra kërkon të sjellë në Shqipëri përmes Rinasit, 20 mijë paund të paktën tre herë në vit. Donaldi tregohet i kujdesshëm dhe e pyet zonjën, se kush e ka drejtuar tek ai. Më pas i thotë, që të fusë telefonin në xhep nga frika e regjistrimit. Fillimisht Donaldi kërkon që të krijojë besim dhe më pas bën “pazar”, pasi shuma e ryshfetit do të ndahet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]