Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar e 6 muaj burgim kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.
Në vendimin e GJKKO thuhet se dënimi me 6 muaj burg është konvertuar në 40 orë punë në interes të komunitetit dhe të mbajë kontakte të rregullta me shërbimin e provës.
Sipas SPAK, Ismailaj nuk ka shënuar në formularin e vitit 2019, në cilësinë e kandidatit për kreun e bashkisë se kishte një dënim fajësie në Greqi për veprën penale të rrahjes dhënë në vitin 2000.
Kryebashkiaku i Mallakastrës u gjykua me procedurë të shkurtuar. Ismailaj ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni që ndaj tij kishte pasur proces gjyqësor në Greqi për një ngjarje që është regjistruar në 1998. Hetimet për Qerim Ismailajn nisën pas denoncimeve të Partisë Demokratike.