Deklarata e Berishës, SHBA: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta luftojmë korrupsionin me çdo instrument

Menjëherë pas konferencës së ish-kryeministrit Sali Berisha mbi shpalljen “non grata” nga SHBA, ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikanë në Tiranë në një deklaratë për mediat, shprehet se qëndrimi është i qartë dhe i pandryshueshëm.

Sipas ambasadës, lufta kundër korrupsionit është një nga çështjet thelbësore të sigurisë së SHBA-ve dhe për këtë ata do të përdorin çdo instrument që kanë në dispozicion.

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:

Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha doli në një konferencë për shtyp këtë të enjte duke deklaruar se tashmë është depozituar një padi kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, pasi ai dhe familja e tij u shpallën “non grata”.

Të Fundit