Dashmir Shehi: Gati të kandidoj për President nëse arrihet dakordësi

Aa
Dashamir Shehi do të jetë kandidati i propozuar për President nga grupi parlamentar opozitar “Aleanca për Ndryshim”.

Lajmi konfirmohet nga kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili gjithashtu ëhstë kryetar i këtij grupi.

Vetë deputeti Shehi gjithashtu ka pranuar që të jetë kandidat për kryetar shteti.

Shehi u shpreh për Euronews Albania se nëse do të gjendet dakordësia mes palëve të opozitës është gati të kandidojë.

Fillimisht ishte kreu i PAA, Agron Duka që propozoi emrin e Shehit për President.

Të enjten, pritet të ketë një takim në kryesinë e Kuvendit mes grupeve parlamentare opozitare për të diskutuar mbi emrat.

Opozita pritet që të propozojë të paktën një emër për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit më 23 maj.

Që Dashamir Shehi të jetë zyrtarisht kandidat për President, duhet të marrë firmat e të paktën 20 deputetëve.

Në raundin e dytë dhe të tretë, presidenti zgjidhjet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë mjafton shumicë e thjesht prej 71 vota.

Të Fundit