Deputeti demokrat Dashnor Sula, gjatë seancës plenare të ditës së sotme i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që të implementojnë nismën e propozuar nga PD në rregulloren e Kuvendit.
Bëhet fjalë për një nismë ku çdo deputet i Kuvendit duhet të deklarojë nëse ka përdorur Sky apo Enchrochat.
Sula tha se një deputeti apo ministri nuk i duhet një telefon i enkriptuar, vetëm nëse e përdorin për të folur me të dashurat.
“Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, më 11 nëntor 2024 ka paraqitur në Kuvend një projekt vendim që të bëhet një ndërhyrje në rregullore ku do të duhet që 120 burra dhe gra të këtij parlamenti të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky dhe Enchro Chat dhe kjo duhet të jetë urgjente.
Meqë ne s’kemi parë gjë akoma, i kemi edhe këtu mbrapa me Sky edhe këtu. Çudirat tuaja s’kanë fund.
Të jenëi të sigurt që do shikojmë xhevahire për ata që kanë përdorur Sky dhe Enchro. Për çfarë i duhet një ministri, deputeti apo ish-ministri një telefon i enkriptuar? Do flasë me të dashurat? Me të dashurat mund të flasë me telefon normal.
Për sa kohë jemi persona publik do t’i nënshtrohemi interesit publik dhe interesi publik është që të gjithë deputetët dhe politikanë të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën.
Mos blloko nisëm e PD për implementimin e nismës tonë në rregulloren e Kuvendit”, tha Sula.