Daily Mail për shqiptarët në Londër: Me makina luksoze dhe flamuj, festuan Pavarësinë e Shqipërisë

Media britanike “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull shqiptarëve në Angli të cilët kanë dalë nëpër rrugët e Londrës për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Daily Mail, qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina super luksoze gjatë natës për të festuar.

Videot e shpërndara në internet tregojnë Audit, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjithë ndalojnë trafikun rreth Westminsterit, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre – duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes G-Class, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.

Gjithashtu vihen re vajza të reja të veshura me rroba tradicionale dhe kërcenin në rrugë. Nuk kanë munguar as fishekzjarrët që ndezën qiellin dhe buritë e makinave që nuk ndalonin së pushuari nga entuziazmi i festës.

 


Të Fundit