Çudi shqiptarësh/Xhaxhai i mban peng skedën e vdekjes të së atit, i riu kërkon ndihmë nga Stop…

Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit Klajdi Shaipi, i cili na tregon, se babai i ka ndërruar jetë në 11 nëntor 2023. Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta cregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësise ia ka vjedhur xhaxhai. Ky i fundit as nuk ia jep djalit ato e as nuk shkon ta cregjistrojë të vëllanë.Ky konflikt është cuar edhe në polici, ku xhaxhai ka pranuar, që ka marrë skedën e vdekjes dhe nuk pranon t’ia japë nipit. Në gjendjen civile nr. 4 na u konfirmua nga punonjësja e gjendjes civile, se i ndjeri Hasan Shaipi, rezulton i gjallë dhe kryefamiljar. Sipas saj, është detyrim cregjistrimi, për më tepër, që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja.Për këtë problem takojmë Bajram Shaipin, vëllain e të ndjerit, xhaxhain e denoncuesit. Ai refuzon të jap shpjegime, se përse nuk ia jep nipit skedën e vdekjes, apo pse nuk e ka cregjistruar vëllain e ndjerë.Në këto kushte, i kërkuam mjekut ligjor në Vlorë, që të lëshojë një dublikatë të vdekjes, në mënyrë, që djali të bëjë cregjistrimin e më pas hapat e mëtejshëm për celje trashëgime dhe kalimin e pasurive në emër të tij.

Të Fundit