Çuçi: Lufta kundër kanabisit ka shënuar majat – Stop
Lajme, Të Gjitha

Çuçi: Lufta kundër kanabisit ka shënuar majat

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dhënë një prononcim për mediat këtë të mërkurë, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm austriak, Karl Nehamher.

Çuçi ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë një informacion të plotë për vrasjen e oficerit të policisë Saimir Hoxha, teksa ka theksuar se lufta kundër kanabisit ka arritur majat.

“Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit.’’- tha Çuçi.

Për vrasjen e oficerit, Saimir Hoxha, Çuçi tha: “Policia e ka bërë të qartë operacionin, besoj se në Drejtorinë e Policisë do të merrni të gjithë informacionin për të gjitha procedurat e ndjekura për atë situatë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *