Çuçi: Legalizimi i kanabisit me ligj të posaçëm, disiplinim shumë strikt

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, deklaroi prerazi se nuk ka lidhje kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore me kultivimin e kanabisit për qëllime të tjera.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri deklaroi se legalizim i kanabisit do bëhet me një ligj të posaçëm me rregulla strikte për mënyrën se si do të mbillet, vendet ku do mbillet dhe bashkëpunimit me vende të tjera që janë dhe operojnë në këtë fushë.

Disiplinimi me ligj do të jetë shumë strikt dhe nuk ka të bëjë me hapësirë për çdokënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme kanabisin. Takimet me drejtuesit në qarqe janë rutinore, këtë kohë u bënë për shtimin e përpjekjeve në luftën kundër kanabisit, pasi është sezoni kur fillon mbjellja.

Nisur nga rezultatet pozitive të vjetshme ky vit do të shënojë progres edhe më të madh për këtë fenomen që ka qenë shqetësues, por që tashmë po hiqet nga lista e shqetësimeve që lidhet me sigurinë në Shqipëri.

Çuçi tha ndër të tjera se në këtë proces do i paraprihet gabimeve të bëra nga vendet e tjera.

Deklarata e ministrit u bë pasi njoftoi se nga 1 maji do të hiqen sportelet fizike nga institucionet shtetërore.

Të Fundit