Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme për situatën e koronavirusit në vend, pasi në javën e fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimeve.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bëri me dije se në Evropë dhe botë po përhapet me shpejtësi nje nënvariant i Omicron, i quajtur BA5.
“Varianti aktual që qarkullon në botë sot është BA5, po të shohim ndryshimin e varianteve është rritur në 43% në rang botëror, në rangun evropian vihet re rritje me shpejtësi e BA5, e përsa i përket BA5 akoma s’kemi të dhëna për format që ky variant shkakton, në lidhje me severitetin, rëndësia se sa e rëndë është sëmundja dhe sa vdekje shkakton ajo.Kemi të dhëna të pakta dhe për transmetueshmërinë nëse është më shumë se BA 2 apo jo.
Fakti që ky variant predominon e BA2 shikohet që ka ulje, tregon që përsëri rëndësinë që duhet të ketë vaksinimi se pavarësisht numrit të varianteve në një studim të kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA është vënë re qartësisht se impakti është shumë i madh në lidhje me vdekshmërinë dhe sëmundëshmërinë, flasim për dozën e tretë”-tha Bino.
Ndër të tjera Bino është shprehur se duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjeç me dozen e tretë ndërsa për personat që nuk kanë kryer asnjë dozë, është urgjence per ta kryer sepse janë rrezik për të tjerët.
“Të gjithë personat e moshave të thyera që nuk kanë bërë dozën e tretë është emergjencë ta kryejnë dozën e tretë, për të mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Ata që s’kanë bërë dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen risk tepër i madh për personat që janë vaksinuar dhe dëmtojnë të tjerët. Me shumë rëndësi që personat mbi 60 vjeç që kanë kryer vaksinimin primar me dy doza duhet të vrapojnë të kryejnë dozën e tretë, mos merren me diskutime jo e kam kaluar një herë infeksionin, jemi shumë të qartë për mbrojtjen iminitare që lë infeksioni natyror nuk është mbrojtje që zgjat. Çdo person që ka kaluar më tepër se një muaj nga kalimi i infeksionit duhet të bëjë dozën e tretë, nuk ka asnjë diskutim për këtë gjë. Sa i përket dozës së parë e të dytë të gjithë duhet të vrapojnë t’i kryejnë, përftimi është tepër i lartë”, tha Bino.