Covid-19/ Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë: Ja kush nuk e ka marrë vaksinën nga bluzat e bardha – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Covid-19/ Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë: Ja kush nuk e ka marrë vaksinën nga bluzat e bardha

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, do të marrë ditën e sotme dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Doktoresha Bino do të vaksinohet në Vlorë, ku ka nisur sot vaksinimi anti-Covid.

Procesi i nisjes së vaksinimit në Vlorë është ndjekur dhe nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe vetë Bino, e cila tha mes të tjerash se “Asnjë dozë nuk kemi humbur. Në përgjithësi nuk ka punonjës mes personelit mjekësor që nuk duan të vaksinohen. Kanë qenë vetëm ata që e kanë kaluar virusin, që ua kanë lënë radhën të tjerëve, por është e rëndësishme që dhe ata të vaksinohen. Nuk kemi pasur probleme me vaksinimin, nuk kemi as atraksione”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *