Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë, pa mundur të shpëtojë dot në betejen me koronavirusin.
Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, duke dhene te rejat me te fundit lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.
“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”-njoftoi MSh ne deklaraten e sotme per mediat.
Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.