Covid-19 / Në Shqipëri 53 % e të prekurve janë meshkuj

“Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.”. Kështu deklaroi Rovena Daja, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Teksa pohoi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 409 persona, Daja theksoi se rreth 47% e të prekurve janë femra.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.”, tha në deklaratën e saj Daja.

Të Fundit