Covid-19/ MSH merr vendim: Studentët nuk kthehen në auditorë, universitetet ‘online’

 

Teksa rastet me koronavirus kanë pësuar rritje, ministria e Shëndetësisë vjen me disa masa shtesë për të kontrolluar situatën për shkak të pandemisë.

Në një dalje publike për mediat, zv/ Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Të Fundit