Franca do të mbyllë sot të gjitha tregjet e hapura të ushqimeve, deklaroi kryeministri Edouard Philippe.
”Kjo si një efekt i shtuar në luftën kundër koronavirusit të ri”, theksoi ai, raporton ATSH.
Philippe i deklaroi televizionit francez, TF1 se ai gjithashtu do të forcojë rregullat e bllokimit në lidhje me daljet për vrapim, që tani do të kufizohen në një maksimum prej një ore, një herë në ditë, dhe brenda një kilometri larg shtëpisë.
”Do të mundësojmë që autoritetet lokale të autorizojnë tregje vetëm atje ku ato janë të nevojshme dhe që mund të mbahen në mënyrë të sigurtë, siç janë në fshatrat e vegjël, që janë e vetmja mënyrë që vendasit të marrin prodhime të freskëta”, theksoi kryeministri francez, Philippe.