Conference League/ Rama: I zbardhëm faqen Shqipërisë, morëm përgëzime nga UEFA – Stop
Të Gjitha

Conference League/ Rama: I zbardhëm faqen Shqipërisë, morëm përgëzime nga UEFA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me finalen e Conference League që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”.

Teksa falenderon institucionet duke nisur nga Policia e Shtetit,  Aviacioni Civil, shërbimet portuale tek ato mjekësore, kreu i qeverisë thotë se i zbardhën faqen Shqipërisë duke bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA.

“RESPEKT. Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.”-shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *