Çmimi i naftës, reagon Braçe: Në bursë ka rënë, pse ju e shisni me 248 lekë litrin?!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar së fundmi në një postim në Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Braçe shprehet se në bursë çmimi i naftës ka pësuar ulje, por në vendin tonë kjo nuk është reflektuar.

Përmes këtij reagimi, Braçe ngre pikëpyetje se përse në vendin tonë nuk lëvizet çmimi i naftës në varësi të lëvizjes në bursë, sa kohë pretendohet që respektohet ky raport.

“Nafta tani, nga 120 dolle/fuci me 31 maj, ne 112-113 dollare/fuci tani. Meqe po shisni me 248 leke/liter, jo per gje tjeter! Se ju shisni sipas burses apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e aipas rezervave tuaja kur blini nga rafinerite! Apo jo?”, shkruan Braçe.

Të Fundit