Çmimet në Shqipëri më të larta se mesatarja e BE

Ritmi i rritjes së çmimeve në vendin tonë ka vijuar edhe për muajin Nëntor, duke thelluar diferencën me mesataren e bashkimit Europian. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, një metodologji e Eurostat tregoi se inflacioni në Shqipëri gjatë muajit nëntor ishte 4.5%, ndërkohë që mesatarja e vendeve të bashkimit Europian është ulur në 3.1%.

Ky është muaj i dytë që Shqipëria tejkalon mesataren e inflacionit të Bashkimit Europian, tregues i cili në vendet europiane po shkon drejt stabilizimit ndërsa në vendin tonë po ndodh e kundërta.

Rritja më e madhe e çmimeve mbetet tek ushqimet, duke arritur në 7,7% në krahasim me një vit më parë, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,2%, “Shërbimi arsimor” me 4,7%, si dhe “Mobilim, dhe pajisje shtëpie” me 4,3%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet mes 12 shteteve me normën vjetore më të lartë të rritjes së çmimeve, ndërkohë që një vit më parë ishte mes 5 shtetet më inflacionin më të ulët në Europë. Inflacioni sipas Eurostat rezultoi shumë i lartë edhe se matja kombëtare që bëhet nga INSTAT, që në Nëntor ishte 3.9%.

Të Fundit