“Çmime të pranueshme” Ministrja Krifca takon blegtorët e Dropullit për çmimin e qumështit

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca zhvilloi ditën e dielë një takim më blegtorët e Jorgucatit në qarkun e Gjirokastrës, për shqetësimin e tyre në lidhje me çmimin e qumështit.

Krifca propozoi që të zhvillohet një takim i përbashkët mes kësaj përfaqësie dhe prodhuesve të industrisë së qumështit për të gjetur një zgjidhje.

“Duhet të dialogojmë me njëri-tjetrin që edhe çmimet e marrjes së qumështit të jenë të pranueshme për vetë blegtorët. Kanë parashtruar një mori problematikash me të cilat ndeshen. Sigurisht sektori është duke kaluar një vështirësi edhe për shkak të rritjes së cmimeve të lëndëve të para, por që bashkë jemi në këtë sfidë edhe për të mbështetur sektorin më tej”, tha ministrja Krifca.

Blegtorët ngritën po ashtu me shqetësim nevojën për më shumë investime mbi kullotat e tyre.

Tv Klan

Të Fundit