Një sherr me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e këtij 1 janari në Tiranë. Policia bën me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta mes fqinjëve.
Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë fqinjin e tij dhe më pas ka dhunuar me sende të forta djalin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.