Çfarë u diskutua në mbledhjen me drejtuesit e qarqeve, nesër mblidhet Kryesia PS

Kryeministri Edi Rama në orën 8:30 ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e qarqeve.

Mësohet se në këtë takim Rama ka udhëzuar drejtuesit politikë të qarqeve për të pasur në fokus riorganizimin e strukturave për shkak edhe të disa vendimeve të marra në asamblenë e fundit të PS-së. Ndërkohë ende nuk është vendosur data për mbledhjen e asamblesë së radhës, por ka qenë pjesë e diskutimeve të ditës së sotme.

Po ashtu është diskutuar edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore. Mësohet se Rama ka bërë thirrje që fokusi të jetë tek elektorati dhe qytetarët.

Ndërkohë më 15 Janar, që është edhe 30 vjetori i FRESSH pritet që të organizohet një aktivitet.

Po ashtu në këtë takim është vendosur që ditën e nesërme të ketë një mbledhje kryesie të PS.

Ky takim vjen pas atij me kabinetin qeveritar të zhvilluar më 5 Janar, ku u diskutuan objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022.

Të Fundit