“Certifikatat e veterinerëve”, ministrja Krifca: Miratohet marrëveshja e Ballkanit të Hapur – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Certifikatat e veterinerëve”, ministrja Krifca: Miratohet marrëveshja e Ballkanit të Hapur

Një tjetër marrëveshje është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin rajonal në fushën e veterinarisë.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se marrëveshja parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Krifca deklaroi se me anë të kësaj marrëveshje njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset.

Ajo u shpreh se në vitin 2022 është parashikuar buxheti më i madh i mbështetjes për programin e zhvillimit rural që ka për qëllim daljen në tregun ndërkombëtar me një cilësi të shtuar.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve. Në vitin 2022 kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes për programin e zhvillimit rural. Qëllimi është rritja e konkurrencës që të dalin në treg me konkurrent. Tregu ndërkombëtar kërkon rritje të cilësisë. Marrëveshja është e rëndësishme në aspektin e sigurisë ushqimore. Mbështetja do të kryhet edhe për investimet që rrisin jo vetëm kapacitetet por edhe standardet”, deklaroi ministrja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *