Cerrik/ Grabisin shtepinë, agresorët largohen nga Shqipëria, prokuroria bën sehir!

Mesnatën e 11 prillit, në Fermë të Cërrikut, 3 persona të maskuar grabisin familjen Sherifi, në një banesë private 2-katëshe. Flokrida Sherifi, vajza e familjes, tregon, se sapo kishte kaluar mesnata, kur 3 persona me maska, armë zjarri e leva, thyejnë xhamin e dritares së salloni dhe futen në dhomën e gjumit, duke kërcënuar me armë. Mamanë e lidhën e po ashtu keqtrajtuan fizikisht vetë Flokridën. Pasi marrin 2 milionë lekë,largohen të frikësuar nga britmat e grave të shtëpisë.

Vajza tregon, se dy kamerat e sigurisë kanë marrë pamje të qarta dhe ajo ka njohur agresorët: Xhuljo Cela, Erand Bajrami dhe Aurel Brace, dy komshinj dhe një kushëri. Në të njejtën natë, Flokrida dhe mamaja e saj, iu drejtuan Komisariatit të Policisë Cërrik, për të bërë denoncimin.

3 grabitësit u shoqëruan për disa orë në polici dhe më pas u lanë të lirë. Cështja shkoi në Prokurorinë e Elbasanit dhe iu besua prokurores Zena Lila.

Prej 6 muajsh prokurorja nuk ka bërë asgjë dhe 2 prej agresorëve janë larguar nga Shqipëria.

Të Fundit