“Cënon besimin e publikut tek institucionet tona”, Ministri Çuçi kërkon hetim nga SPAK për deklaratën e Bashës në Kuvend

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka depozituar një kërkesë në SPAK për të hetuar rreth një deklarate të kryedemokratit Lulzim Basha, të bërë disa ditë më parë në Kuvend, mëson Euronews Albania.

Burime nga Prokuroria e Posaçme konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratën, ku Basha tha se një bos kokaine në Shqipëri ka rezervuar një kat banimi në një prej kullave më të larta që ndërtohet në Tiranë.

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cenon besimin e publikut tek institucionet tona. Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”, thuhet në kërkesën e Çuçit.

Të Fundit