Bypassi i Beratit në fazën përfundimtare, Rama: Impakt në zhvillimin e turizmit

Kreu i qeverisë deklaron se Bypass i Beratit ka hyrë në fazën e tij përfundimtare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon ecurinë e punimeve duke thënë se ky Bypass do të ketë impakt në turizëm si edhe do të afrojë fshatrat me qytetin.

“Me këto pamje të bajpasit të madh të Beratit që ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, vepër e cila do të ketë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit, rritjen e vlerës së pronës, hapjen e sipërmarrjeve të reja, reduktimin e trafikut, duke afruar edhe fshatrat me qytetin në një distancë më të shkurtër kohore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Të Fundit