Burri kishte ndërruar jetë, djali në burg! E moshuara në Korçë gjendet e pajetë

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Ajo është identifikuar si Bajame Metali. Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Mësohet se të moshuarës prej vitesh nuk dilte nga banesa ku jetonte e vetme pasi i kishte ndërruar jetë bashkëshorti ndërsa djali i saj ishte në burg.

Të Fundit