“Bukë, kripë e zemër”, Yuri Kim: Nëse një ditë do të rastis në vështirësi, do të vij në Shqipëri.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa merrte pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ka folur me superlativa për shqiparët e Shqipërinë.

Ajo thotë se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.

Sipas znj.Kim, nëse një ditë do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri për ndihmë, teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël.

“Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpritjes dhe kurajos.

Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër.

Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe”, tha Yuri Kim.

 

Të Fundit