Brukseli inaguron statujën e Nënë Terezës në kishën “ Notre Dame de Laeken”

Statuja e Nënë Terezës është inauguruar në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel. Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bajrami shkruan se inaugurimi i statujës së nobelistes shqiptare për Paqen, e ka theksuar mesazhin e paqes që Nënë Tereza e ka bartur në jetë dhe amshim.

“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, ka shkruar Bajrami.

 

Të Fundit