Braktisi qentë në aeroportin e Kabulit?! Ushtria amerikane e mohon – Stop
Bota, Të Gjitha

Braktisi qentë në aeroportin e Kabulit?! Ushtria amerikane e mohon

Ushtria amerikane e ka mohuar se i ka braktisur qentë e saj në Aeroportin e Kabulit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se raportimet kanë qenë të gabuara dhe se ushtria amerikane nuk ka lënë qentë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit pas tërheqjes së forcave të saj prej aty.

Ai tha se fotografitë që kanë qarkulluar në mediat sociale tregonin disa qen në një strehimore afgane të kafshëve, por ata nuk ishin nën përgjegjësinë e ushtrisë amerikane.

Grupi i të drejtave të kafshëve PETA, duke cituar “burimet e brendshme”, më herët tha se 60 qen që shërbenin për nuhatjen e bombave dhe një numër i ngjashëm i qenve tjerë ishin braktisur dhe se ata po “vuanin nga nxehtësia dhe mungesa e qasjes në ushqim ose ujë”.“PETA i bën thirrje presidentit Joe Biden dhe inkurajon të gjithë të ndërmarrin veprime të menjëhershme”, -tha grupi. Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e trupave nga Afganistani më 30 gusht pak para përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, sulme që nxitën pushtimin e Afganistanit nga SHBA-ja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *