Një foshnjë është gjetur e braktisur në plazhin e Golemit.
Policia tha se kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, nëna e foshnjës.
Foshnja, që ishte braktisur që në ditë më parë nga nëna, është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.