Braçe: Të luftojmë paratë e drogës! Shtëpitë e barit në Londër e Roterdam po konkurrojnë punën e ndershme – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Braçe: Të luftojmë paratë e drogës! Shtëpitë e barit në Londër e Roterdam po konkurrojnë punën e ndershme

Deputeti socialist Erion Braçe reagon pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Lezhë, ku një 21-vjeçar i dyshuar për kultivim droge qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha.

Braçe thotë në një reagim në rrjetet sociale se lufta e shoqërisë është kundër modelit të pasurimit në mënyrë të shpejtë nga paratë e drogës.

Ai shkruan tregu i krimit në Londër, Roterdam apo Madrid me “shtëpitë e barit”, po konkurrojnë punën e ligjshme dhe të ndershme.

Reagimi i plotë i Braçes:

KUR KY VEND HUMB NJË VAJZË/GRUA;

KUR KY VEND HUMB NJË SHËRBYES SHTETI/OFICER POLICIE;

KUR KY VEND HUMB NJË PUNËTOR, BURRË APO GRUA QOFTË;

KY VEND KA DITËN E TIJ MË TË TRISHTË!

Saimir Hoxha ishte një shërbyes i shtetit;

Një oficer i policisë së shtetit në detyrë kundër krimit, kultivimit dhe tregetisë së drogës.

U vra sot në krye të detyrës!

Vrasësi u kap;

Ushtar i një modeli që meriton luftën tonë, si shoqëri, jo thjesht si polici.

Është modeli i parave të shpejta, të ardhura nga droga, kultivimi dhe tregetia e saj tek të rinj që shkatërrohen prej saj.

Tregu i krimit këtu në fusha, në Londër, Roterdam, Madrid në shtepitë e barit, është ai që konkuron punën e ligjshme e të ndershme, të ardhurat që burojnë prej saj.

Kur flas per rrogat e punes se ligjshme e te ndershme, dua qe te fitojme betejen mbi tregun e krimit;

Kur flas per beteje te shoqerise kunder kultivimit dhe tregetise se droges, dua te bejme e fitojme betejen pa meshire kunder tyre, si qytetare, prinder, mesues, te rinj, police, prokurore, gjykates;

Kunder ekonomise se tyre kriminale, kunder parave te tyre!

Duhet ta bejme, tani!

Nuk mund ta pranojme si normalitet, “deme” te pranueshme ne nje lufte!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *