Braçe: Të huajt u shashtisën. Radhët e gjata për autobusin, duhet sistem krejt tjetër. Politika e mirë por zbatimi, skandaloz e poshtërues!

Deputeti socialist, Erion Braçe, i cili ka shprehur edhe ambicien për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, ka ndarë një video nga një stacion transporti publik, ku qytetarë të shumtë presin për të marrë autobusin.

Videoja është bërë në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, ku shihet një radhë e gjatë e qytetarëve që presin për të marrë autobusin.

Në reagimin e tij në rrjete sociale, deputeti socialist kritikon situatën e transportit dhe menaxhimin e shërbimeve në kryeqytet. Ai thekson se, pavarësisht se politika duket e mirë, zbatimi në praktikë është skandaloz dhe i papërshtatshëm për qytetarët.

Braçe vë në dukje edhe mungesën e ujit dhe mbingarkesën në shërbime, duke kërkuar një sistem krejt tjetër.

Reagimi i plote:

LIVE: Tek stacioni i trenit, radha e stërgjatë jo për trenin, për autobusin – shiheni!

Këta të huajt para meje u shastisën; gjermanë këta, ju dukemi si vetja në radhë, të disiplinuar, por këta s’kanë radhë!

Nuk di, por politika është shumë e mirë, zbatimi është skandaloz, ta them si e mendoj – poshtërues!

“He Erion, e shikon?” – është fiks shpulla e merituar surratit!

Uji që këtu nuk është nuk mjafton!

Duhet sistem krejt tjetër!

Të Fundit