Braçe për kryebashkiakun e Mallakastrës :S’është dënuar për trafik droge por..

Zëvendës/kryeministri Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili pas hetimeve të Prokurorisë rezultoi se ka qenë i dënuar në Greqi.

Braçe mbron kryebashkiakun duke thënë se ai nuk është dënuar për trafik droge, trafik qëniesh njerëzore, trafik armësh apo pastrim parash në Greqi por sepse ka i kërkuar rrogën e tij një punëdhënësi në Greqi.

Më tej, ai flet për situatën e punëtorve shqiptarë në Greqi duke thënë “Por mendojeni, në Greqi shqiptarët kanë punuar e punojnë prej vitesh në pune pa sigurime, kanë ndertuar në Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnjë sindikatë! Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndertim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën”.

Postimi i Erion Braçes

Pra; Kryetari i Bashkisë Mallakastër nuk është dënuar për:Trafik droge; Trafik qëniesh njerëzore; Trafik armësh; Trafik pas vjedhjeve të makinave; Kontrabandë nafte;

Nuk është dënuar as për krijimin e ndonjëorganizate kriminale e as për përfshirje në një të  tillë; Nuk është dënuar për pastrim parash! Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!! E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;

Por mendojeni, ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime,

kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj! E kuptoni cfare turpi eshte?! E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?

E dini qe;

KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!

Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!

Pra kjo fare partie qe humb e humb,

sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!

Kaq e thjeshte eshte!

Të Fundit