“Bota po ngohet më shpejt”, Paralajmërimi i ekspertit: Shqipëria e cenuar nga ndryshimet klimatike

Bota po ngrohet më shpejt nga se ne dhe shkencëtarët mendonin. Ambasadori rajonal i Samitit të Klimës për Evropën, gjatë një vizite në Shqipëri tha për Euronews Albania se emetimet e karbonit duhet të përgjysmohen brenda 2030-s.

“Shqipëria është veçanërisht e cenueshme ndaj ndryshimeve të klimës. Ju e keni parë thatësirën dramatike të kohëve të fundit dhe sikurse e thash, shkencëtarët thonë se do të ketë një përkeqësim në të ardhmen nëse nuk veprojmë tani”, tha David Moran, ambasadori rajonal i Samitit të Klimës për Evropën

Davin Moran na tregon se ndryshimet madhore klimatike duhet të parandalohen përmes kalimit në energji të pastër e të rinovueshme, për të cilat sipas tij Shqipëria i ka kapacitetet.

“Duhet të bëheni më atraktivë për të lëvizur në energjinë e gjelbër. Aktualisht ka aktivitet në këtë fushë dhe ju keni fuqi hidrike, por ka shumë fusha ku bizneset do të jenë shumë të prirura për të investuar, sepse qymyri po bëhet më i shtrenjtë krahasuar me energjinë e rinovueshme, ndaj ka kuptim të bëhet ndryshimi dhe unë jam optimist se do të shohim progres”, tha ai.

Samiti për Klimën mbahet këtë nëntor në Britani si një iniciativë për të përshpejtuar veprimet që secili shtet duhet të ndërmarrë në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Të Fundit