Prej ditës së djeshme ka nisur puna për lirimin dhe pastrimin e godinave të Qytet Studenti, ku do të strehohen përkohësisht shtetasit afganë, që pritet të mbërrijnë në Shqipëri nesër.
Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen nga personeli.
Kujtak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre për shkak të pushtimit nga talebanët.
Në Shqipëri pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve prej 250 personash dhe do të strehohen në Durrës e Tiranë.