Bora Muzhaqi: Fëmijë aplikoni online të mësoni sesi e kalon ditën ministrja

Ministrja e Shtetit per Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi ka ftuar të gjithë fëmijët dhe të rinjtë të kalojnë një 1 qershor ‘të paharrueshëm’.

Muzhaqi e ka bërë ftesën për fëmijët e grupmoshës 12-18 vjeç, të cilët dëshirojnë të mësojnë se si është 1 ditë në postin e Ministrit të Shtetit për Rininë.

Ministrja ka menduar t’i përgatisë qysh tani të rinjtë, që në rast se u vjen mundësia në të ardhmen të arrijnë në këtë post, të dinë nga t’ja nisin punës.

Bashkangjitur me postimin, Ministrja poston edhe linkun për të gjithë të interesuarit.

Të Fundit