Bombardimi i centralit bërthamor në Ukrainë, reagon për herë të parë Moska. Ja kë fajëson

Ministria ruse e mbrojtjes ka kërkuar të fajësojë diversantët ukrainas për një sulm në vendin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ukraina tha se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti, raportoi Reuters.

“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” citohet të ketë thënë zëdhënësi Igor Konashenkov.

Të Fundit