Bllokohet anija turke ne Sarande!

Në 25 gusht 2019 anija turke me vela “Libertas” bllokohet me një urdhër nga interpoli. Në bordin e saj ishte kapiteni dhe dy turistë rusë. Informacioni për bllokimin e anijes kishte ardhur për shkak të një denoncimi nga një shtetase turke, e cila pretendonte, se pas vdekjes së babait të saj, anija me vela ishte zhdukur.Por babai i saj ia kishte shitur anijen një kompanie private Hakan Kucukoglu.Përfaqësuesi i kompanisë Acqua Marinë në Turqi tregon gjithcka për emisionin “Stop” duke theksuar, se ky keqkuptim, u sqarua. Por prokuroria e Sarandës dhe prokurori Ilir Hoxha, prej 9 muajsh e mban të bllokuar anijen me vela.Dëmi më i madh nga kjo histori iu bë kapitenit, i cili mbahet i bllokuar në Sarandë, prej gati një viti. Devrim Ugurlar thotë, se nuk i jepet asnjë shpjegim nga prokurori Ilir Hoxha dhe ai është detyruar të strehohet në një familje, që e mban me ushqim. Këshilltari i ministrisë turke, një shqiptar nga Prizreni, i cili është në brendësi të cështjes, pohon, se shteti dhe interpoli Turk ka dërguar dy shkresa, që sqarojnë situatën dhe kërkojnë lirimin e kapitenit dhe anijes, por prokurori Ilir Hoxha, nuk po e mundëson këtë. Përmes kameras së fshehtë, Stop merr versionin e prokurorit, i cili pretendon, se kapitenin po e mashtrojnë, pasi nuk ka ardhur asnjë informacion nga Turqia dhë cështja është në vend-numëro. Kjo, në një kohë, kur ne kemi siguruar shkresat, që tregojnë, se dokumentat e anijes janë të rregullta dhe kërkohet zhbllokimi i saj dhe kapitenit të mjetit lundrues.

Të Fundit