Blendi Gonxhja: 50 % e atyre që bëjnë aksidente janë pa patentë

Blendi Gonxhja, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DPRRTSH, thotë se 50 përqind e personave që janë arrestuar, pasi kanë shkaktuar aksidente, kanë rezultuar pa patentë.

Në Euronews Albania, Gonxhja u shpreh se është një spektër i gjerë i gjërave që nuk kanë funksionuar në dhënien e patentave dhe faji më i madh këtu ka qenë i shtetit.

Ai tregoi se një numri i lartë i të ndaluarve kanë qenë pa patentë.

“Nëse marrim rastin e arrestimeve, gjysma janë pa patentë dhe gjysma për përdorim alkooli në timon”, tha Gonxhja.

Sipas tij, testi i teorisë në marrjen e patentës deri disa vite më parë ka qenë hartuar qëllimisht shumë i vështirë, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të paguanin ryshfet për të marrë patentën.

Gonxhja tha se tani testi është shumë më i thjeshtë dhe i kontestueshëm nga të gjithë personat që aplikojnë për të marrë patentën.

Të Fundit