Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas informacioneve mësohet se vilës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.