Kalo te përmbajtja
E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Denonco: +355 67 220 8888
Stop TV KlanEmisioni investigativ
Emisioni i fundit24 Nëntor 2026 Denonco
  • FILLIMI
  • Emisione
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • PIKANTE STUDIO
  • HI.. HI… HI..-PARADE
  • TE TJERA
    • Aktualitet
    • Bota
    • Lajme
    • KAMERA E FSHEHTE
    • KLIPET
    • FLLONXAT E “STOP”
    • JASHTE STUDIOS
    • HUMANIZEM
    • TE FTUAR
    • “STOP” JASHTE KAMERAS
    • RRETH STOP
Stop
  • FILLIMI
  • Emisione
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • PIKANTE STUDIO
  • HI.. HI… HI..-PARADE
  • TE TJERA
    • Aktualitet
    • Bota
    • Lajme
    • KAMERA E FSHEHTE
    • KLIPET
    • FLLONXAT E “STOP”
    • JASHTE STUDIOS
    • HUMANIZEM
    • TE FTUAR
    • “STOP” JASHTE KAMERAS
    • RRETH STOP
Denonco te STOP
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA
Fillimi › Aktualitet
Aktualitet

Bizneset arritën fitime rekord në 2022, punonjësit prodhuan më shumë, por u paguan më pak

BM
26 Shkurt 2024, 09:07 · 4 min lexim

Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret nga një i punësuar (shifra e afarizmit për të punësuar), shënoi rritje të ndjeshme gjatë vitit 2022 sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, të cilat burojnë nga të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara së fundmi.

Shitjet neto për të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.13 milionë lekë nga 5.11 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 20%. INSTAT referoi se, ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave, në krahasim me prodhuesit e shërbimeve.

Në vitin 2022, shitjet e bizneseve u ndihmuan nga rritja e çmimeve, teksa shpenzimet për paga ndaj punonjësve u rritën me ritme më të ulëta. Sipas INSTAT, rritja reale e pagave (e indeksuar për inflacionin), ne 2022 ishte vetëm 1.5%.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se në nga 12 qarqe të vendit, në 9 prej tyre pagat janë rritur më pak se inflacioni, duke ndikuar që paga reale në pjesën dërmuese të vendit ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2021.

Bizneset arritën fitime rekord

Në vitin 2022, inflacioni mesatar arriti në 6.7%, si rrjedhojë e ndërprerjeve në zinxhirin e prodhimit që shkaktoi pandemia dhe më pas efektet e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në çmimet e mallrave.

Teksa rritja e kostove të biznesit u transferua te konsumatori final, sipërmarrjet kanë rezultuar me fitime rekord. Të dhënat e tjera nga Ministria e Financave bënë të ditur se të ardhurat nga tatim fitimi arritën rekordin prej 47.7 miliardë lekë, duke u rritur me 34% me bazë vjetore.

Edhe renditja e përvitshme e kompanive me fitime më të mëdha, që publikohet nga Monitor tregoi për rritje të ndjeshme të fitimeve.

 

Tendenca ndryshoi në 2023

Por në vitin 2023, të dhënat tregojnë për një frenim të produktivitetit të punës, për shkak se pagat si në sektorin privat dhe në atë publik panë një rritje të shpejtë. Sidomos në sektorin privat rritja e pagave u nxit nga emigracioni, i cili shkaktoi mungesë të fuqisë punëtore, duke detyruar bizneset të sakrifikonin fitimet.

Rritja e pagës mesatare në sektorin privat vazhdoi të qëndrojë në vlera dyshifrore edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023. Ajo shënoi nivelin 14.5%, nga 15.0% në tremujorin e mëparshëm.

Në terma realë, rritja e pagës në sektorin privat qëndron në nivelin 10.4%, në të njëjtën vlerë sikurse edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Kjo rriti kostot e punës për njësi me 9.9% gjatë tremujorin e tretë të vitit 2023, në përshpejtim kundrejt normës 7.1% të regjistruar një tremujor më parë. Ecuria ka pakësuar produktivitetin i punës analizoi Banka e Shqipërisë ditët e fundit.

 

Luhatjet e produktivitetit

Përgjatë dekadës së fundit produktiviteti i punës pati luhatje dhe shpesh pësoi ulje edhe pse ekonomia ishte në rritje. Aksionet për formalizimin e ekonomisë rriten numrin e të punësuarve të ligjshëm, të cilët edhe pse në rritje nuk kishin se si të ndikonin në prodhim.

Në Shqipëri punësimi u rrit më shumë se rritja ekonomike, për pasojë të punësuarit ndanë më pak fitime nga puna.

Zhvillimet demografike, me plakjen e popullsisë dhe reduktimin e forcës së punës po ushtrojnë presion mbi modelin ekonomik të Shqipërisë.

Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare financiare bëjnë thirrje se Shqipëria duhet të rrisë aftësitë mësimore për të orientuar ekonominë drejtë inovacionit dhe sektorëve me produktiv.

Analizat e institucioneve të specializuara si FMN dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e pagave pa rritur produktivitetin në ekonomik kthehet në rrezik, duke ndikuar në rritjen e çmimeve dhe jo të mirëqenies.

Praktikat e vendeve të tjera kanë treguar se produktiviteti i punës rritet duke orientuar ekonominë në teknologji, inovacion dhe në prodhime e shërbime që kanë vlerë të lartë në treg.

 

Shpërndaje

Lexo edhe

Aktualitet

“Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

para 2 orësh
Aktualitet

Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

para 2 orësh
Aktualitet

“Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë

para 4 orësh
Emisioni i fundit E Martë, 24 Nëntor 2026 “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Të gjitha emisionet
Stop

STOP është emisioni investigativ-satirik i TV Klan që denoncon fenomenet negative të vendit dhe shqetësimet e qytetarëve.

Më të shikuarat

  1. 1“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin
  2. 2Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura
  3. 3Rama: Tirana 2030 me shtëpi për çiftet e reja, çerdhe, ujë 24 orë dhe transport urban pa probleme
  4. 4Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh
  5. 5A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet

Lajmet e fundit

  • Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! para 2 orësh
  • Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin para 2 orësh
  • “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi para 2 orësh
  • Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare para 2 orësh
  • “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë para 4 orësh
Stop
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

+355 67 220 8888 WhatsApp
Stop

STOP është emisioni investigativ-satirik i TV Klan që denoncon fenomenet negative të vendit dhe shqetësimet e qytetarëve.

Kategoritë

  • Lajme
  • Aktualitet
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • Kamera e fshehtë
  • Pikante Studio
  • Hi.. Hi… Hi..-Parade

Emisionet e fundit

  • 24 Nëntor 2026“Money, this is not Police”, shtetasi i huaj…
  • 23 Nëntor 2026Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori…
  • 20 Nëntor 2026E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2…
  • 19 Nëntor 2026Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja…
  • Të gjitha emisionet

Kontakt

  • +355 67 220 8888
  • Çdo javë në TV Klan
© 2026 STOP · TV Klan. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
  • FILLIMI
  • Emisione
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • PIKANTE STUDIO
  • HI.. HI… HI..-PARADE
  • TE TJERA
Realizuar nga Entech.al
↑