Bie skela e pallatit te ish-parku i autobuzëve në Tiranë, zë poshtë babë e bijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku skela e një pallati në ndërtim ka rënë dhe ka zënë poshtë 2 kalimtarë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobuseve në Tiranë. Dyshohet se janë plagosur babë e bij që ishin duke kaluar rrugën.

Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar në spital, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Të Fundit