Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kasharit, në Tiranë.
Policia njofton se një 54-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit.
“Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.