Betimi si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Posaçme nuk i jep leje Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të marrë pjesë në betimin si kryebashkiak i Himarës. Ceremonia pritet që të kryhet ditën e martë (27 Qershor) ku do të konsituohet Këshilli i ri Bashkiak i Himarës, i dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Fredi Beleri ka kërkuar disa herë që të që të lirohet nga qelia, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjykatat. Së fundmi Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka rrëzuar Belerit dhe pretendimet për arrestim të paligjshëm dhe pavlefshmëri të përgjimeve.

Beleri akuzohet se ka dhënë para në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Ai u ndalua së bashku me Pandeli Kokaveshin, i cili u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore.

Të Fundit