U futen të dehur në bazën detare, arrestohen për spiunazh 2 shqiptarë në Greqi

Dy shqiptarë u arrestuan për spiunash mbrëmjen e së dielës, pasi u kapën duke lëvizur brenda bazës detare Salamis, e cila ndodhet në pjesën verilindore të ishullit të Salamina, rreth 16 kilometra në perëndim të Athinës.

Sipas asaj që shkruan Kathimerini, shqiptarët të moshës 67 dhe 63 vjeç, u pikasën nga personeli i marinës të cilët i ndaluan. Sipas burimeve të medias greke, dy shqiptarët ishin dukshëm në gjendje të dehur.

Oficerët i dërguan dy shqiptarët në departamentin e policisë së Salamina, ku dhe po mbahen. Akuzat me të cilat përballen janë spiunazh dhe shkelje të sigurisë të bazave fortifikuara.

Baza detare e Salamis është më e madhja e marinës helenike. Pjesa më e madhe e anijeve greke ndodhen në këtë ishull, ashtu sikurse administrata e saj, shërbimet e trajnimit dhe suportit. Në këtë bazë janë të punësuar rreth 10 mijë personel detar e civil.

Të Fundit