Berisha thirrje deputetëve: Mos u bëni pjesë e shoqatës Basha-Bardhi!

Pasi ka hyrë në selinë e PD-së, Sali Berisha ka folur për organizimin e referendumit që do të zhvillohet në datën 18 dhjetor për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Berisha u bëri thirrje deputetëve dhe anëtarëve të PD-së të mos bëhen pjesë e kuvendit që po organizon Lulzim Basha, duke e quajtur ato “shoqata Basha-Bardhi”.

“Antikuvendi i shoqatës Basha-Bardhi një nga turpet e historisë së njerëzimit në historinë e demokracisë. Pres deputetët mos bëhen bashkëpuntorë në një akt të pashembullt, me një vendim antistatutor, të ndërmarrë vetëm për vetëm të karriges së deputetit Peng Basha” tha Berisha, sipas të cilit as Basha dhe as Bardhi nuk do të përjashtohen nga partia.

“Të dy do mbeten deputetë të PD-së. E kanë nenin e fraksioneve aty. E kuptoj që Basha ka probleme me drejtësinë belge dhe atë shqiptare” tha Berisha duke garantuar se nuk do të ketë përjashtime, por gjithëpërfshirje.

Të Fundit